• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Video/ 4 vite nga aksioni në Lazarat, depërtohet sot nga Amerika 22-vjeçari i përfshirë në vrasjen e efektivit të RENEA-s


    Depërtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ruhan Hiraj, i akuzuar si pjesëtar i bandës kriminale që sulmuan më armë policinë gjatë aksionit të tyre në Lazarat, në qershor të 2015-s.

    22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

    Ai mbërriti paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, moment i cili është filmuar nga kamerat, ndërsa pritet të përballet me organet shqiptare të drejtësisë.

    Kujtojmë se nga aksioni i kryer nga RENEA dhe Policia e Shtetit rreth 4 vite më parë mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy policë të tjerë të Policisë./ Tiranapost.al

    Efektivi Ibrahim basha

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]