• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    VIDEO/ 11 vjet nga tragjedia e Gërdecit. Krimi i pandëshkuar me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur


    Dita e sotme shënon 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë. Ndonëse u klasifikua si një incident teknologjik, ende sot pas 11 vitesh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

    Gërdeci është kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë te fshatit. Një krim i pandeshkuar që bërtet për drejtësi. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre. Drama vazhdon, ndërsa pushtetarët e kohës kur ndodhi tragjedia, vijojnë të jenë akoma në polikë.

    Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit Dritan Minxolli u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg. Por më pas këta tre persona, pasi bënë disa vite burg, u liruan me kusht.

    Ngjarja në atë kohë mori vëmendjen edhe të mediave botërore, ndërsa për ne mbetet një plagë e rëndë dhe që nuk po shërohet as nga drejtësia. /Tiranapost/A.C