Aktualitet

VIDEO/ 10 vjet në NATO, Shqipëria tregon forcën në sheshin "Nënë Tereza"

VIDEO/ 10 vjet në NATO, Shqipëria tregon forcën në sheshin

Përfaqësues nga 29 vendet e NATO-s janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në aktivitet marrin pjesë: Kryeministri Rama, presidenti Meta, ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

Trupa, armatim, pajisje dhe mjete kanë mbushur bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshin "Nënë Tereza", ndërkohë që mbi Tiranë do të fluturojnë avionët e NATO-s. Mbi 5 mijë efektivë shqiptarë kanë qenë pjesë e 85 misioneve të Aleancës.

NATO ka zgjedhur Shqipërinë për të krijuar një bazë të saj, pikërisht në Kuçovë. Shqipëria u anëtarësua në NATO me të drejta të plota më 1 prill 2019./Tiranapost/A.C