Aktualitet

VIDEO/ 10 mijë Babagjyshë të Vitit të Ri, në Rrugët e Madridit/ Arsyeja?!

VIDEO/ 10 mijë Babagjyshë të Vitit të Ri, në

Më shumë se 10 mijë Babagjyshë të Vitit të Ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të babagjyshave në Madrid të Spanjës. Kjo garë quhet 'Santa’s Run' dhe arsyeja përse zhvillohet çdo vit, është për tu admiruar. Gara bëhet në mbështetje të Fondacionit të Sklerozës.

Fëmijë e të rritur të veshur me kostumin e Babagjyshit të Vitit të Ri, vrapuan për 6 kilometra përgjatë rrugës Castellana, në qendër të qytetit të Madridit. Ky event i mrekullueshëm në prag të festave të fundvitit, organizohet nga kompania gjigante e veshjeve, ‘El Corte Ingles’, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për sklerozën e shumëfishtë në Spanjë.

babagjysh1

babagjysh2

babagjysh3

babagjyshe