Showbiz

Victoria Beckham nuk paska harruar ta dredhë belin

Victoria Beckham nuk paska harruar ta dredhë belin

Kush e mban mend herën e fundit që e pa Victorian duke kërcyer? Duhet të ketë qenë me siguri në ndonjë nga klipet ose koncertet e saj. Prej vitesh mban një qëndrim të akullt duke mos vënë as buzën në gaz.

https://www.instagram.com/p/BsrFHjsABKZ/

Se ç`e gjeti dje dhe e mes disa miqve jo vetëm që tregoi se nuk ka harruar të qeshë, por nuk paska harruar as të kërcejë.

“Shumë qejf mbrëmë. Performanca më e mirë që kam parë ndonjëherë”, shkruan përbri videos që na nxori mallin e Victorias së njëherë e një kohe.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.