Politikë

Vettingu në politikë po "përgatitet"

Vettingu në politikë po "përgatitet"

Për Vettingun në politikë po flitet shumë këto ditë, dhe gazetarët këtë pyetje e kanë në majë të gjuhës. Nga Fieri kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i pyetur për këtë çështje tha se drafti është botuar në faqen zyrtarë të Kuvendit.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin”, tha kryeparlamentari Ruçi./ Copyright Tiranapost.al