Aktualitet

Vettingu në politikë/ Delegacioni i Komisionit të Venecias sot në Tiranë

Vettingu në politikë/ Delegacioni i Komisionit të Venecias sot

Një delegacion nga Komisioni i Venecias ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ato do të njihen me propozimet e opozitës për Vettingun në Politikë.

Delegacioni përbëhet nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka.

Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Takimet në Shqipëri do të nisin sot me Vasilika Hysin, më pas me kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Më pas delegacioni do të vijojë takimet Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE. Ndërsa nesër do të ketë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard. Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve./ Copyright Tiranapost.al