• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Si mund të të ndihmoj Të gjitha TIP top

    Vetitë çudibërëse të alga spirulinës që mbase s`i ke dëgjuar as emrin


    Alga spirulina është algë mikroskopike në formë spirale dhe ka veti shumë të mira për organizmin. Po si konkretisht?

    Nëse je në stres ose nëse je mbipeshë merr 2 gram në ditë duke e hedhur në lëngun e frutave ose në sallatë. Kjo algë përmban përbërës që të ndihmojnë të dobësohesh. Përmban proteina, një sërë vitaminash dhe Omega 3. E lufton urinë në mënyrë shumë natyrale duke bërë që të keni më pak oreks dhe kështu të konsumoni më pak ushqim.

    Nëse ndihesh i lodhur mess 1000 mg në ditë në mëngjes dhe në drekë. Të ndihmon për të marrë fuqi. Edhe nëse je vegjetarian mund ta konsumosh pasi zëvendëson vitaminën B12. Vetëm kujdes! Mos e tepro me dozën, sepse mund të ketë efekt të kundërt dhe të shkaktojë ankth e nervozizëm.

    Nëse merresh me sport është fiks për ty. Ka shumë klorofil, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe të ndihmon të arrish rezultate më të mira sportive. Me këshillën e një nutricionisteje mund të marrësh deri në 15 gram në ditë, sidomos para ndonjë gare./F.H/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post