Aktualitet

Vetëvendosja 'triumfon' e vetme por pushtetin e merr koalicioni

Ende nuk është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave, por nuk mund të ndryshojë apo të përmbysë atë që është vendosur tani. Votuesit e Kosovës nuk i ka dhënë të drejtën asnjë grupimi politik që të ketë shumicën absolute.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së janë numëruar më shumë se 90% e votave, nga këto koalicioni PAN (PDK, AAK, NISMA) ka marrë 220.295 vota, Lëvizja Vetëvendosje e dyta me 170.331 vota, koalicioni LDK+AKR+Alternativa, nga ana tjetër, është e treti, me 164.355 vota.

Lëvizja Vetëvendosje si forcë politike e vetme është partia më e votuar nga qytetarët e Kosovës. Duke pasur parasysh se Kosova ka një sistem elektoral proporcional kombëtar, asnjë prej koalicioneve politike nuk ka siguruar shumicën absolute të votave.

Sipas përllogaritjeve, koalicioni PAN ka marrë 25 deputetë, ndërsa Vetëvendosje dhe koalicioni i LDK-së janë me nga 25 pak a shumë.

Duhet parë në detaje se si janë ndarë deputetët mes partive brenda koalicionit të LDK-së që të mund të arrihet të shikohet se sa deputetë ka marrë Pacolli veç dhe AKR-ja.

Ramush Haradinajt do t’i duhen përveç 11 apo 12 deputetëve të Listës Serbe, apo deputetëve të partive minoritare, dhe 15 deputetë që të formojë qeverinë. I vetmi variant është blerja e deputetëve tek AKR-ja apo brenda pjesës së LDK-së.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputeti i NISMA-s ka bërë të ditur se asnjë parti politike nuk ka marrë shumicën dhe se shqiptarët kanë votuar për një koalicion të madh.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës ka folur për një mundësi koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku kryeministër do të jetë Albin Kurti. Tiranapost.al E.B

auto_Ramush_Haradinaj_Albin_Kurti_1495012211