• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Veterani amerikan takon dashurinë e rinisë në Francë, 75 vjet pas luftës


    Disa gazetarë të “France 2” udhëtuan drejt Amerikës për festimet e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Atje takuan KT Robbins, një 93-vjeçar veteran të luftës.

    Në 1944-ën ai ishte 18 vjeç dhe shërbente në Francë, atje qëndroi pak kohë, por mjaftueshëm për t`u dashuruar me Jeannine Pierson, një franceze gjithë sharm, moshataren e tij. Ndërkohë që shijonin dashurinë e tyre, një urdhër për t`u larguar Robbins nga Franca, drejt Amerikës i ndau.

    Atje vazhdoi jetën, u martua me një vajzë tjetër dhe nuk u kthye më kurrë në Francë. Gjatë intervistës me gazetarët, Robbins hapi albumet dhe tregoi fotot e vjetra të Jeannine. Pranoi se kurrë nuk e ka harruar atë, edhe pse ajo kishte vdekur.

    Mirëpo me disa kërkime të gazetarëve të “France 2” u zbulua se Jeannine është gjallë dhe mirë. Kështu ata e morën zotërinë me vete për të takuar dashurinë e jetës.

    Të dy u takuan në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton dhe sapo e pa ai e përqafoi dhe i tha: “Gjithmonë të kam dashur. Kurrë s`ke dalë nga zemra ime”, kurse Jeannine ia ktheu: “Edhe unë të dua. Gjithë jetën i kam thënë vetes se një ditë do ktheheshe”.

    Ils se sont rencontrés en 1944. Ils se retrouvent 75 ans après.

    🔴 Document 20h – Ils se sont rencontrés en 1944 puis la guerre les a séparés. 75 ans après, ce vétéran américain franchit à nouveau l'Atlantique et retrouve son amour de jeunesse en France. Jeannine ne l'avais jamais oublié.

    Publiée par Info France 2 sur Lundi 10 juin 2019

    *Ky post u përshtat nga soirmag.lesoir.be dhe është realizuar nga Fabjola Hije.