• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Vetëm shpirti na ka mbetur pa u vjedhur nga Facebook


    Edhe nëse nuk ke një adresë në Facebook, rrjeti social ka mjaft të dhëna dhe informacione personale tuat që i ka mbledhur përmes disa aplikacioneve. Në një raport të publikuar nga Wall Street Journaj, thuhet se ndër aplikacionet që dërgojnë informacione ‘të ndjeshme’ në Facebook janë të përfshira edhe të dhënat për periudhën e ovulacionit dhe menstruacioneve si dhe të rrahurat e zemrës.

    Disa habiten nga kjo, por nuk ka pse. Vetë njerëzit i kanë shkarkuar këto programe në telefon. Mesa duket do jetë shumë e vështirë për të qëndruar larg këtij rrjeti social që ka të dokumentuar çdo gjë tonën. Kujtojmë edhe skandalin e Cambrigde Analytica ku u tha se të dhënat e mbi 80 milionë njerëz ve u vodhën dhe të dhënat e amerikanëve u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 ku fitoi presidenti aktual Donald Trump./ Marrë nga CNBC News/ Tiranapost.al E.B

    Image result for Facebook stole heart beat and ovulation cycle data