Nën lupën e Stela Sallakut

Vetëm me pak ngjyra gjyshet tona mund të duken si mbretëresha

Vetëm me pak ngjyra gjyshet tona mund të duken si mbretëresha

Do ishte guxim i madh nga ana ime që të analizoja veshjen e Mbretëreshës Elizabeth. Ajo ka moshën, stilin dhe gardërobën e saj unike. Arsyeja pse sot kam zgjedhur 10 veshje të sajat siç bëj çdo javë në rubrikën time “Nën lupën e Stela Sallakut”, është që t'ua këshilloj të gjitha zonjave në moshë të thyer në Shqipëri, që vishen me kafe të errët e të zeza, që mendojnë se buzëkuqi nuk bën për to, që flokët duhen prerë e se fustane e kuq e të verdhë janë gjëra nusesh. Mbretëresha është një nga zonjat më sharmante dhe këtu nuk po merrem fare as me diamantet, as me kurorat, as me perlat, as me kapelat e aq më pak me copat e shtrenjta të veshjeve. Mendoj se mjaftojnë prerjet e fustaneve, kostumeve, palltove e pardesyve, që mund të t'i qepë çdo rrobaqepëse. Mjafton një çantë e një palë këpucë të thjeshta. As ajo mbretëresha nuk ka me dhjetëra të tilla. A nuk do dukeshin më të bukura zonjat shqiptare nëse do jetonin me pak më shumë ngjyra? 

Më poshtë kam përzgjedhur 10 veshje, që do t’ju japin një frymëzim të ri zonjave me kostume gri.

[caption id="attachment_346628" align="aligncenter" width="1738"] (Foto nga Google)[/caption]

E bukura e nuancës pastel rozë është se i jep një dritë tjetër portretit. Duket si një nga tonalitetet më të vështira për t’u kombinuar, por ja që mbretëresha na jep këshilla stili.

[caption id="attachment_346616" align="aligncenter" width="2048"] (Foto nga Google)[/caption]

Fustanin me lule e kam parë jo rrallëherë tek zonjat, por asnjëherë në nuancë bojëqielli pastel. Sa bukur duket edhe me stilin e fundjavës mbretëresha Elizabeth!

[caption id="attachment_346623" align="aligncenter" width="590"] (Foto nga Google)[/caption]

Kam numëruar shumë veshje me të njëjtat këpucë të zeza. Ja që edhe mbretëresha ka gardërobë kapsulë! I ka kombinuar me çantën e zezë për të thyer nuancën e verdhë limon.

[caption id="attachment_346625" align="aligncenter" width="590"] (Foto nga Google)[/caption]

Palltot e strukturuara me 4 xhepa i kemi parë shpesh tek zonjat deri në 60 vjeç. Moshat më të mëdha nuk tentojnë të eksperimentojnë, me gjatësinë dhe dizajnin pa jakë. Duket kaq me stil në të dyja mënyrat, si me foulard, apo dhe me kapelë.

[caption id="attachment_346621" align="aligncenter" width="2000"] (Foto nga Google)[/caption]

Edhe ngjyra magenta i shkon mbretëreshës. Sidomos kombinuar me fustan me lule në të njëjtën nuancë me pallton.

Pesë sugjerime

[caption id="attachment_346620" align="aligncenter" width="2000"] (Foto nga Google)[/caption]

Veshjet e mbretëreshës mund të shërbejnë si frymëzim për zonjat, por aksesorët do t’ju stepnin. Si për shembull kapelet. Dihet që zonjat në vendin tonë nuk kanë se ku t’i vendosin. Por në vend të tyre mund të mbajnë aksesorë minimalistë, kapse të vogla njëngjyrëshe ose dhe shami.

[caption id="attachment_346619" align="aligncenter" width="2000"] (Foto nga Google)[/caption]

Edhe spilat mund t’i përdorni. Ndoshta nuk janë me diamantë apo gurë të çmuar, por do duken shumë me stil në cepat e jakave të palltove.

[caption id="attachment_346618" align="aligncenter" width="400"] (Foto nga Google)[/caption]

Mos i lyeni flokët e kuq! Provoni nuanca të kafta, sa më afër natyrales. Dhe mos i prisni të shkurtra, kot nuk thonë se flokët janë gjysma e bukurisë.

[caption id="attachment_346617" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga Google)[/caption]

Do të doja që zonjat, më shumë se sa vajzat, të kujdeseshin për thonjtë dhe lëkurën e duarve. Pse të mos i mbajnë të kuruara, pa pasur nevojë për dorashka?

[caption id="attachment_346624" align="aligncenter" width="683"] (Foto nga Google)[/caption]

Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse zonjat e moshuara e lënë mënjanë buzëkuqin pas të 60-ave. Mendoj se është një nga detajet më femërore, pas vathëve.