Aktualitet

Vetëm diçka është më e pistë se sfungjeri i enëve… dhe ta shpif

Një studim konfirmon dendësinë e habitshme të mikrobeve në sfungjerin e enëve. Ta lash nuk është zgjidhje, bakteret kthehen më rezistentë e më të shumtë në numër se më parë.

Një burim shqetësues mikrobesh ndodhet në vendin që ne do të donim që të ishte më i pastry i shtëpisë. Sfungjerët e enëve strehojnë miliarda baktere, përfshirë të afërmit e atyre që shkaktojnë meningjit dhe polmonit. Studimi i publikuar nga Scientific Reports na tërhqe vëmendjen për të riparë edhe njëherë disa zakone higjienike në shtëpinë tonë.

Të pista dhe me erë të keqe

Një grupë kërkuesish gjermanë kanë studiuar AND-në e mikrobeve të 14 sfungjerëve të përdorur dhe kanë rënën në gjurmë të disa popullatash shumë shqetësues mikrobesh, përfshirë edhe Moraxella osloensis, që shkaktojnë infeksion dhe që përgjigjen për erën e keqe të leckave të pathara.

Analizat në mikroskop treguan një veçori që do ishte më mirë që most a denim: një centimetër kub sfungjer i përdorur enësh mund të strehojë një popullatë bakteriale shtatë herë më të madhe se banorët e tokës. Dendësi mikrobiotike të tilla janë gjetur vetëm tek jashtëqitja, që ne nuk do donim t’i kishim në lavamanin ku lajmë enët.

Ç’të bësh

Të pastrosh sfungjerin herë pas here nuk vlen për asgjë. Përkundrazi, mund ta përkeqësojë më shumë situatën. Madje sfungjerët që higjienizohen shpesh dhe pastrohen në mikrovalë, janë edhe më të papastër. Sepse bakteret e dëmshëm janë më rezistentë se të tjerët dhe tentojnë të rikolizojnë ambientet prej nga janë dëbuar. Pak a shumë siç ndodh me aparatin tretës pas një trajtimi me antibiotikë. E vetmja zgjidhje, sugjerojnë shkencëtarët, është të ndërrosh sfungjerin e enëve një herë në javë.