Aktualitet Te gjitha

Vetëm 5 ditë për të marrë patentën


Nëse aplikoni për të marrë lejen e drejtimit, apo patentën, do ju duhen vetëm 5 ditë. Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit.

Në këtë mënyrë gjithë drejtuesit e mjeteve i shpëtojnë pritjes, pasi deri më tani afati ishte 15 ditë.

Bëhet me dije se sektori i personalizimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do punojë me dy turne për prodhimin ndërsa një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes./Tiranapost.al