• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vështirësitë nga bora, heronjtë nën uniformë shpëtojnë jetë njerëzish


    Forcat e Armatosura kanë shpëtuar jetën e disa personave gjatë ditës së premte. Helikopterët e Forcës Ajrore kanë bërë disa ndërhyrje në zona të ndryshme të vendit, ku ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve për shkak të reshjeve të borës. Kështu rasti më i rëndë ka qenë ai i një 25-vjeçareje nga Peshkopia, e cila u transportua për në Tiranë. 25-vjecarja Trendafile Demiri është bërë nënë për herë të parë në orët e vona të së enjtes në spitalin e Peshkopisë. Pas lindjes ajo ka shfaqur komplikacione në zemër dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri për transportimin me urgjence drejt Tiranës.
    Nena e re u soll në spitalin “Nënë Tereza” nga efektivët e helikopterit EC-145 të Forcës Ajrore.

    Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar po sot edhe një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njësia e transportit mjekësor me helikopter ka kryer edhe dy misione të tjera për transportimin e të sëmurëve, konkretisht në Burrel, ku u transportua nje grua shtatzane dhe nga Saranda, ku u transportua një i moshuar me probleme të rënda në mushkëri për në QSUT.

     

     

    Video/E sëmura nga Malësia e Madhe dërgohet me helikopter në spitalin e Shkodrës