Nën lupën e Stela Sallakut

Veshjet ideale për vajzat brune

Nga Stela Sallaku/Pas publikimit të artikullit javën që kaloi për garderobën ideale të vajzave bionde, pati mjaft reagime nga brunet. Edhe pse u duk sikur i mbajta me hatër biondet, kjo s’është aspak e vërtetë sepse javën që vjen madje do bëjmë dhe një artikull për flokëkuqet. Si çdo nuancë tjetër, flokët e errëta kanë disa tonalitete nga e zeza pis deri tek lajthia, por jo çdo veshje që i shkon vajzave me flokët e zeza i rri mirë dhe një tjetre si unë me flokë lajthi në grurë.

[caption id="attachment_126580" align="aligncenter" width="597"]IMG_0025 Printe lule bore[/caption]

Duke qenë e fiksuar pas natyrales së fundmi pasi kam eksperimentuar thuajse me çdo nuancë tjetër duke filluar nga platini, e verdha, e zezë, e kuqe flakë deri tek katër ngjyra njëkohësisht në kokë, jam e mendimit që më mire se natyralja nuk na shkon asgjë tjetër. Ngjyra e syve e cila është dhe duhet të jetë kryesorja sepse evidentohet e dyta pas flokëve, shpesh nuk bie në sy për shkak të mospërputhjes mes tonalitetit të flokevë dhe lëkurës. Le të analizojmë pak veshjen, cilat janë kombinimet e përshatshe për këtë kategori pantoni. Këtë sezon ngjyra e cila rekomandohet më tepër është e kuqja, për dy arsye.

[caption id="attachment_126581" align="aligncenter" width="546"]IMG_0029 Printe tartani[/caption]

E para përshatet me lëkurën e cila fillon të zbehet nga mungesa e ekspozimit në diell, dhe e dyta është tendenca kryesore e sezonit. I bën flokët dhe sytë tuaj të shkëlqejnë. Xhaketa e tartanit është e dyta më e rekomanduara këtë sezon, e cila përshtatet me xhins dhe t-shirt të bardhë me slogan. Çizmet mos i lini pasdore, sidomos nëse janë me lule ose ngjyra, preferohen të vishen me fustane chiffoni të gjata  ose me funde të trikotuara. Bluja është një tjetër ‘must’ për brunet sidomos ato me flokë gështenjë dhe lajthi, gjeni kostumin ideal dhe visheni me sandalet velvet ose mules pink. Po ju lë me fotot nga blogger dhe influencer të cilët I kanë mishëruar tendencat sipas idesë së tyre, njëra më novatore se tjetra.