• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Veseli ftohet nga Gjykata Speciale. Haradinaj: Do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri


    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, reagon me një status lidhur me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në cilësinë e dëshmitarit.

    “Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, shkruan Haradinaj.

    Kujtojmë se në 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga postin e kryeministrit pas ftesës për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale. Numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka kaluar shifrën 100./ Tiranapost.al

    Pas Haradinaj, Kadri Veseli do paraqitet në Gjykatën Speciale të Hagës

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post