• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Si ndodhi përplasja brenda në shtëpi? Marsida hapi derën, ish-i dashuri futet me armë dhe gjendet para policit…


    Pas versioneve të ndryshme në media, policia jep informacione zyrtare të ngjarjes që tronditi mbrëmë Kavajën, në orën 00:00 ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, 41-vjeç, i divorcuar nga gruaja.

    Por si ndodhi ngjarja, dhe kush është lidhja e Marsida Qatja -s me viktimën dhe personin e plagosur të përfshirë në ngjarje, Bledar Toçi. 

    Marsida Matja është e martuar me një burrë i cili po vuan një dënim në shtetin gjerman. Në shtëpinë e saj u gjend i vrarë me armë zjarri Dritan Haxholli, gjithashtu u plago edhe autori i dyshuar i vrasjes Bledar Toçi, Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.

    Rezulton se Marsida Qatja ka pasur prej kohësh marrëdhënie jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, që sipas dëshmisë së saj në polici, është ndërprerë para pak kohësh, por pavarësiht ndërprerjes së marrëdhënies muajt e fundit, Dritan Haxholli ka shkuar disa herë në shtëpinë e saj dhe ka insituar të kryejë marrëdhënie me të, ndërkohë që Marsida jeton bashkë me tre fëmijët e saj në shtëpinë në Kavajë.

    Marsida e ka refuzuar Haxhollin, i cili sërish e ka shqetësuar. Problemin me ish-in e saj Marsida e ka ndarë me Bledar Toçin, i cili ka shkuar në shtëpinë e Marsidës mbrëmë në prani të disa fqinjqve dhe shokë me Rudinën.

    Rreth orës 11 e gjysmë, në shtëpinë e Marsidës shkoi edhe Dritan Haxholli i pajisur me armë zjarri me vete, ( në katin e parë të një pallati) por fillimisht ka goditur dritaren e guxhinës me qytën e armës.

    Marsida i ka thënë që të vinte brenda dhe të sqaroheshin, ajo i ka hapur derën dhe në këto moment është futur brenda dhe ka parë Bledar Toçin, dhe menjëherë ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur. Toçi për tu vetëmbrotjur ka nxjerrë pistoletën dhe ka e ka qëlluar duke e lënë Haxhollin të vdekur.

    Ne vendin e ngjajes u sekuestruan provat materiale :

    Një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë.
    16 gëzhoja të kalibrit 9 mm
    Copa të ndryshme metalike dhe predhas.
    Një armë zjarri e tipit Glock
    Një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm

    Gjatë kontrollit të shtëpisë së Bledarit në lagjen nr 2 në Kavajë u gjetën sasi e dyshuar kokaine e ndarë në 7 doza, afërsisht 4 gramë dhe për këtë është ndaluar edhe vëllai i tij. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë. Bledar Toçi gjendet në spital duke marrë trajtimin. Nga njoftimi zyrtar nuk bëhet me dije nëse Toçi ka qenë i afërm i gruas./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]