• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    ‘Venecia’: Kemi ide të qarta nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Manja: Objektivitet maksimal për çështjen


    Komisioni i Venecias përfundoi takimin me anëtarët e Komisionit Hetimor të Posaçëm të ngritur për shkeljet e presidentit Meta, me anëtarët që miratuan projektin ku parashtrohen shkeljet dhe arsyet pse duhet të shkarkohet.

    Pas takimit të mbyllur në orën 10:40, ishte Kaarlo Tuori, drejtuesi i Delegacionit të Komisionit të Venecias i cili tha se tashmë Komisioni ka një ide nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por nuk tregoi se cila ishte ideja konkrete.
    Në prononcim për mediat ai tha se takimet ishin të frytshme dhe është mbledhur informacioni kryesor.

    Por ai njoftoi se raporti me opinionin e Komisionit do të dalë me datë 11 tetor, opinion që Komisoni Hetimor Parlamenta me në krye Ulsi Manja-n e pret për të miratuar projektin final, që më pas do shkojë në parlament për tu votuar. Maxhorancës i duhet 1 e treta e votave. Pas votimit, Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin, aktualisht është jashtë funksionit me vetëm një anëtar.

    Tuori citohet të ketë thënë:

    ‘E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor.

    Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë, të pranishëm
    1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
    2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
    3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
    4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit.

    Pas takimit, në orën 11:15, kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar, Ulsi Manja zbardh takimin. Përmes një statusi në Facebook, Manja shkruan;

    ‘Me delegacionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor, të ngritur me vendimin nr.84/2109 të Kuvendit të Shqipërisë.
    Ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese. Me objektivitet maksimal, me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare, të parën në llojin vet për Shqipërinë’.

    Ndërkohë, Presidenti Meta, në orë 17:00 do të dalë në konferencë për shty., lidhur me takimin e Komisonit të Venecias dhe Komisionin Hetimor. / Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post