SPORT

Vendoset e ardhmja për Ermir Lenjanin

Vendoset e ardhmja për Ermir Lenjanin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani do të vazhdojë të jetë pjesë e Rennes edhe të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Ndonëse është aktivizuar në vetëm 24 minuta gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni në Ligue 1, Lenjani ka vendosur për të vazhduar karrierën në Francë.

Në fakt ofertat për të nuk kanë munguar në këtë merkato janari, sidomos Dinamo Zagreb këmbënguli për ta marrë, por rroga e lartë prej 500.000 eurosh në sezon që ai përfiton tek Rennes dhe kërkesa e Lenjanit për të përfituar të njëjtën rroge ose më shumë në ndonjë klub tjetër, bën ai t'i refuzojë kroatët dhe të mos gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën.

Kështu 27-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit francez, por duke vazhduar karrierën në një klub ku është e sigurtë se nuk do të aktivizohet, a do të sjellë kjo lëvizje ulje të formës së tij për të ardhmen?