Aktualitet Te gjitha

Vendoset data e gjyqit kundër Tahirit


Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë një seancë paraprake për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tashmë është zbuluar data 21 mars ku do të mbahet kjo seancë.

Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi me datë 28 shkurt që të mbyllë hetimet dhe dosjen e Saimir Tahirit ta dërgojë në Gjykatë. Kujtojmë se akuzat ndaj Tahirit janë “Trafik lëndësh narkotike” , pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsion pasiv të funskionarëve të lartë shtetërore”.

Kujtojmë gjithashtu se përveç Tahirit, edhe tre ish zyrtarë policie janë nën akuzë, por prej një viti ata janë në arrati. Gjykatësja Miliana Muçka do jetë ajo që do drejtojë seancën tek Krimet e Rënda./ Tiranapost.al. E.B

E keni mbështetjen e kryeministrit? Saimir Tahiri: Nuk më duhet fare

Saimir Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve ndaj tij: Po zvarritet procesi