• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vendos Gjykata e Shkodrës, lihet i lirë ish-deputeti Bardh Spahia


    Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia u lirua sot nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Togat e zeza vendosën detyrim paraqitjeje për ish-deputetin, që e cilësoi si të paligjshëm ndalimin e tij.

    Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale: “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

    Avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e Prokurorisë, ndërsa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e Shkallës së Parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa arrest shtëpie. Ndërkohë që gjykata vendosi ta ndryshonte nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”./ Tiranapost.al