Aktualitet

Vendimi për negociatat në tetor, Soreca: Shqipëria të tregojë rezultate konkrete me reformën në drejtësi

Vendimi për negociatat në tetor, Soreca: Shqipëria të

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se “është e rëndësishme që Shqipëria të fokusohet në rezultate të prekshme në Reformën e Drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të vendimit të tetorit”.

Deklarata e ambasadorit Soreca vjen pas takimit sot në Tiranë të zv.sekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit të Jashtëm Europian (EEAS) në Bashkimin Europian, Jean Christophe Belliard me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i EEAS në BE, Jean Christophe Belliard ndodhet në Tiranë për të ndjekur konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian për zgjerimin. /Tiranapost.al/