• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Vendimi i Metës/ Delegacioni gjerman: Ky vend e ka një Kushtetutë, zgjedhjet të bëhen siç është përcaktuar


    Josip Juratović, anëtar i Bundestagut dhe pjesë e delegacionit gjerman që kanë mbërritur në Shqipëri në një tur që do mbajnë edhe në vendet e tjera të rajonit për të parë ecurinë e vendeve në lidhje me reformat, u pyet në konferencën për shtyp lidhur me vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve dhe opozitën në rrugë.

    Juratoviç theksin e vuri tek Kushtetuta dhe e drejta për të zgjedhur.

    Juratoviç: Në fakt nuk e konsideroj si përgjegjësi të jap përgjigje lidhur me çështje të politikës së brendshme, në vizitën e djeshme dhe sotme kam kuptuar dhe them se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shtetit.

    Në gjermani kështu funksionin. Kushtuta është baza dhe për këtë arsye besimi qëndron mbi atë që përcakton Kushtetuta.Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar të një afati kohor, atëherë duhet të zhvillohen në këtë afat kohor. Nëse përcakton shtyrje, të shtyhen.
    Në këtë mënyrë dhe këtë mund ta vendosin vetëm përfaqësuesit e zgjedhur, bazuar mbi Kushtetutë.

    Ideja që kam unë në lidhje me situatën, mendoj se zgjedhjet përfaqësojnë edhe zgjidhje politike. Secila parti ka të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces, do jene zgjedhësit që vendosin në bazë se ç’është bërë mirë dhe ç’është bërë keq, mendoj që zgjedhësit në Shqipëri, shoqëria është mjaft e informuar atë që thotë dhe bën dikush. Zgjedhjet në demokraci janë konkurrencë mes partive, është proces demokratizimi.

    Nëse kjo është një krizë politike apo jo do e tregojë e ardhmja, situata aktuale do ndikojë në vendimin e KE-së. Dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve është të vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të kemi shumë argumente që të bindim këto vende se Shqipëria është pjesë integrale e Europës./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690