Aktualitet

Vendimi i KQZ, Basha: Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar

Reagon pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandateve të Roshit, Selamit dhe Tahirit, Kreu i PD-së Lulzim Basha.
Vendimi i KQZ, Basha: Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar

Vendimi i KQZ-së për heqjen e mandatit të Kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, Deputetit të LSI-së Shkëlqim Selami dhe deputetit të PD-së Dashamir Selami ka sjellë reagime në politikën shqiptare. Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-ve, Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputetes së PD-së Majlinda Bregu, ka reaguar edhe Kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai thotë se ky i sotmi është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Basha thekson se ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar.

"Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar. Për të gjithë shqiptarët e ndershëm kjo është një fitore e shumëpritur. Beteja është e gjatë dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare. Por asgje nuk do të na ndalë nga kjo rrugë që na ndan me të keqen dhe që do të ndryshojë Shqipërinë duke ndryshuar nga rrënjet politikën", shkruan Basha në facebook.