• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Vendimi i KE për negociatat, Soreca mesazh palëve: Uluni në dialog, nuk ka kohë për të humbur


    Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca deklaron se KE riafirmoi sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Ai thotë se është koha për t’u përqendruar tek procesi i reformave dhe për të nisur një dialog mes partive politike me qëllim kapërcimin e situatës së tanishme politike, pasi nuk ka kohë për të humbur.

    “Këshilli europian ka riafirmuar sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi, dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruan ambasadori Soreca. /Tiranapost.al/

    Negociatat/ Vendimi do të merret në tetor, thirrje zgjimi për mazhorancën dhe opozitën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690