BotëTe gjitha

Vendi ku baballarët kalojnë më shumë kohë me fëmijët


Lidhja e përjetshme krijohet nga momentet e përditshme, një shprehje e Annika Saarikko, ministre e Finlandës për Çështjet e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, të cilën e përmend shpesh gjatë fushatave për të inkurajuar baballarët që ti kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre.

Në fushatën e fundit që po mbulohet nga gjithë mediat finlandeze, përmendet një punëtor ndërtimi i cili po punon dhe njëkohësisht përkund karrocën e fëmijës.  Një fushatë e tillë mund të duket e habitshme, duke pasur parasysh reputacionin e lakmueshëm të Finlandës për barazinë gjinore.

 Finlanda sapo është vlerësuar si vendi i tretë më i barabartë sa i përket gjinisë nga 122 vende të analizuara në Raportin Global të Gjinisë 2017.  Por, nëse flasim për atësinë dhe rëndësinë e të qenurit baba, Finlanda është në një pozicion unik, pasi është vendi i vetëm i zhvilluar në botë, ku baballarët kalojnë më shumë kohë me fëmijët gjatë moshës shkollore sesa nënat.

Raporti i OECD tregon se baballarët finlandezë shpenzojnë mesatarisht 10 minuta më shumë se nënat finlandeze me fëmijët e tyre në moshë shkollore çdo ditë.  10 minuta mund të mos duken shumë. Por kjo tregon që nënat dhe baballarët finlandezë kanë tendencë të punojnë me orar të plotë, dhe se detyrat e kujdesit për fëmijët janë të përbashkëta.

Por kjo gjithashtu tregon se të dy, nënat dhe baballarët në Finlandë shpenzojnë relativisht pak orë çdo ditë me fëmijët e moshës shkollore, pasi zakonisht punojnë me orar të plotë. Të drejtat e prindërve për leje prindërore dhe nëse kjo leje paguhet apo jo është një pjesë thelbësore e ekuacionit.

Në Finlandë, qeveria iu ofron baballarëve nëntë javë pushim, gjatë së cilës ata paguhen me 70% të pagës së tyre, ndërsa nënat marrin pushim rreth katër muaj. Edhe pas mbarimit të periudhës së pushimit prindëror, një prind ka të drejtën të qëndrojë në shtëpi deri në ditëlindjen e tretë të fëmijës ,duke u paguar 528 dollarë në muaj para se të kthehen në punë. Në Japoni dhe Korenë e Jugut, baballarët lejohen të marrin një vit të tërë pushim. Ndoshta më pak e habitshme është fakti se pak e bëjnë këtë, duke pasur frikë se mund të dëmtojë perspektivën e karrierës së tyre.

Në vendet nordike, OECD thotë se 40% e baballarëve e marrin pushimin e tyre prindëror. Dhe vetëm në Finlandë, baballarët që marrin leje të paguara është dyfishuar mes viteve 2006 dhe 2013 dhe tani është në 80%. World Economic Forum. Tiranapostl.al E.B

 

Jason Howe, 48, and Adrian Perez (L), 48, who were married in Spain, and again in California, hold their one-year-old twin daughters Clara (R) and Olivia at a playground in West Hollywood, California after the United States Supreme court ruled on California's Proposition 8 and the federal Defense of Marriage Act, June 26, 2013. The U.S. Supreme Court delivered a landmark victory for gay rights on Wednesday by forcing the federal government to recognize same-sex marriages in states where it is legal and paving the way for it in California, the most populous state. REUTERS/Lucy Nicholson (UNITED STATES - Tags: SOCIETY POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)