• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Vendet që konsumojnë më shumë kafe


    Do të pimë një kafe? Padyshim është fjalia më shpesh e thënë në Shqipëri. Por, nëse deri tani kemi menduar se jemi ndër vendet që e konsumojmë më shumë kafen, jemi gabuar.

    Në një hartë botërore të vendeve konsumuese të kafesë, pregatitur nga Organizata Botërore e Kafesë, në vend të parë kryeson Finlanda me një sasi prej 12 kg kafe e konsumuar për person në vit.

    Në rank botëror pas Finlandës, vjen Norvegjia, Islanda dhe Danimarka, si konsumues të lartë të kafesë në vit.

    Ndërsa përsa i përket pirjes së cajit, në vend të parë renditet Turqia, Irlanda dhe Britania e Madhe.

    shqiperia

    Sipas studimit të realizuar , Shqipëria renditet ndër vendet më pak konsumuese, me vetëm 1.1 kg kafe të konsumuar në vit nga një person.