• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vende të lira pune tek Kadastra, Lame: Gratë, kushërinjtë e të afërm të tjerë politikanësh të mos ndërhyjnë!


    Janë 74 vende të lira pune të Kadastra, në të gjithë vendin. Kreu i Kadastrës Artan Lame në një deklaratë për shtyp njoftoi hapjen e garës, ku sqaroi se bëhet fjalë për punësimin e 74 personave në strukturë e jo punonjës me kontratë. Duke përmendur problematikat prej vitesh të çështjeve me pronat, Lame u bëri thirrje politikanëve të mos ndërhyjnë në punësime, pasi siç u shpreh ai: Për të zgjidhur nyjën e pronës, duhen profesionistë.

    Dy janë sfidat e Kadastrës sipas Lames: Gjendja katastrofike e hartografisë dhe deformimi profesional. Në lidhje me vendet e punës, bëhet fjalë për 13 vende të lira në Tiranë, 9 në Vlorë dhe të tjerat në qytete të tjera të vendit.

    Lame tha:

    “Sfidat e Kadastrës janë dy, gjendja katastrofike e hartografisë, ka një deformim profesional disavjeçar. Deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizimi do të vijojë. Do hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës. Sot hapim garën për punësimin e 74 personave, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.

    13 vende të lira në Tiranë, në Vlorë 9 vende dhe vendet e tjera në qytetet e tjera të vendit. Përfshirë gruan, kushërinjtë, prindërit, e politikanëve të majtë e të djathtë, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Ne duam profesionistë, jo miq. Të zgjidhim nyjën e pronës, që është nyja më e rëndësishme dhe kjo zgjidhet vetëm em profesionalizëm”./ Tiranapost.al.

    Meta riktheu ligjin e kadastrës, Artan Lame: Zoti President e di që godina ku rri ti s’ka certifikate pronësie, as…

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690