Aktualitet

Vëllai i Nardit të Bujtinave: Kanë ngatërruar person, gjithsesi nuk bëhemi si ata

Vëllai i Nardit të Bujtinave: Kanë ngatërruar person,

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di të kemi konflikte me asnjë nga të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”

Pavlin Polia

Këtë ka thënë Pavlin Polia vëllai i Ferdinand Polia, ose siç njihet ndryshe Nardi i Bujtinave në Theth u cili u ekzekutua disa ditë më parë në Grudë të Shkodrës me breshëri plumbash, në ngjarje për të iclën policia ka arrestuar tre bashkëpunëtorë të vrasjes dhe ka shpallur në kërkim autorin me inicialet K.S. Vëllai i Nardit kërkon që të zbardhet sa më parë ngjarja dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Nardi, një person mjaft i njohur dhe i dashur për banorët e zonës la gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Për më shumë për ngjarjen, kliko linqet si më poshtë.

Sqarim: Pavlin Polia i kontaktuar nga Dritare.net/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/nardi-i-bujtinave-mund-te-jete-ekzekutuar-nga-vrases-me-pagese-deshmi-dhe-dyshime-nga-ekspertet/

http://www.tiranapost.al/vrasja-e-nardit-te-bujtinave-identifikohet-autori-pranga-3-bashkepunetoreve/

http://www.tiranapost.al/vritet-ne-atentat-biznesmeni-kush-eshte-nardi-i-bujtinave-ne-theth/