Vëllai i Alibeajt i arrestuar në Gjermani. Po deputeti i PD a duhet vënë nën akuzë për këtë?
"Një i afërm i Enkeled Alibeajt ka vrarë një person. Por a duhet të vihet nën akuzë edhe deputeti demokrat për këtë?"
Është kjo pyetja që Saimir Tahiri i bëri në mbledhjen e Këshillit të Mandateve deputetit të PD, duke ju referuar akuzave të demokratëve se ish-ministri duhet të arrestohet pse disa kushërinj të largët të tij janë prangosur për trafik droge. Por ndonëse emri i të afërmit të deputetit demokrat nuk u bë i ditur nga Tahiri, për deputetin e PD-së kjo nuk është hera e parë që një i afërm i tij ka probleme me drejtësinë.
I tillë është edhe rasti i vëllait të tij, Taulant Alibeaj, i arrestuar më 5 Prill të 2016. Konretisht, vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së PD-së u arrestua në Han të Gjermanisë nga autoritetet e rendit, i vënë nën akuzë për grabitje me armë. Në momentin e arrestimit vëllai i politikanit shqiptar të PD-së, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta.
Në momentin e ndalimit të Taulant Alibeajt, atij madje ju gjetën 4 dokumenta që ngritën jo pak pikëpyetje mbi institucionet shqiptare.
Ai mbante kartë identiteti, dokument policie si inspektor i repartit RES me emrin e tij të vërtetë, Taulant Alibeaj të lëshuar nga policia shqiptare, një letërnjoftim me emrin e rremë Xhavit Mornica dhe një dokument të lëshuar nga Ministria e Financave italiane në vitin 2002, me një kod fiskal me gjeneralitet e plota të Alibeajt.
Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002. Për këtë arsye, autoritetet gjermane ju drejtuan në atë kohë homolgëve shqiptarë për shpjegime të mëtejshme lidhur me identitetin e vërtetë të vëllait të ish-ministrit demokrat. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ky shetas ishte Taulant Alibeaj.
Vetë deputeti demokrat në atë kohë do ta cilësonte lajmin si të pavërtetë, por një sulm politik në adresë të tij. megjithatë ky pretendim i Alibeajt do të hidhej shpejt poshtë nga Interpoli dhe Policia gjermane e cila konfirmoi ndalimin e vëllait të deputetit.
Taulant Alibeajt u mbajt për disa ditë nga policia gjermane, për t’u lënë më pas i lirë. Ai ka punuar në policinë e shtetit deri në Qershor të vitit 2013 kur është larguar me dëshirë. E.C/ Copyright TiranaPost.al