• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Veliaj vlerëson ‘heronjtë’ e Tiranës që ndihmuan në menaxhimin e situatës pas tërmetit


    Tirana ka nderuar sot njerëzit e padukshëm, ata që me kontributin e tyre të përditshëm dhe pa asnjë angazhim publik bënë që qyteti të përballojë një nga momentet më të vështira, siç ishte ai që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Çmimet u dorëzuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në emisionin “E diela shqiptare”. Teksa ka vlerësuar të gjithë të rinjtë dhe vullnetarët e tjerë që u angazhuan për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar disa prej tyre.

    Teksa i ka dhuruar një medalje simbolike, Megi Harizit, më të voglës mes vullnetarëve, Veliaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë ofruar ndihmën e tyre.

    “Përveçse të jesh student, edhe një aktivist koha fluturon. Por këtë herë kemi parë që edhe shumë të rinj në marrëdhënie punë, kanë dhënë ndihmën e tyre. Dhe një nga rastet që na bëri përshtypje është edhe nj djalë që është një nga banakierët më të mirë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

    Ndërsa vullnetarja Megi mes emocionesh, u shpreh: “Ndihma ndaj atyre që kanë nevojë është një nga arsye që iu bashkova vullnetarizmit. Të ndihmosh të tjerët të bën të ndihesh mirë me veten. Fakti që ne i ndihmuam këto familje të prekura nga tërmeti, na bën të ndihemi më mirë”, u shpreh Megi.

    Sakaq, kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar edhe Enis Haxhiajn, Djonis Tucin, Nadia Çobanajn./ Tiranapost.al. 

    Live

    LIVE 📽 me Arditin në “E Diela Shqiptare”, për t’u thënë faleminderit 🙏 6 personazheve që i kanë dhënë shumë qytetit në ditët e vështira të tërmetit. 👨‍👩‍👧🏡 Njihuni me ta!👏

    Publiée par Erion Veliaj sur Dimanche 15 décembre 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post