Politikë

Veliaj: Të dhunosh me banerin “Mbro Tallashin” është hipokrizi epike

Veliaj: Të dhunosh me banerin “Mbro Tallashin” është

Fasada e godinës së Kryeministrisë u dëmtua si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, bombave Molotov, si edhe bojës nga militantët gjatë protestave të opozitës.

Punonjësit kanë nisur nga puna për të kryer riparimet e nevojshme, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë punonjësit e Bashkisë për punën pa orar për rikthimin e gjendjes së mëparshme.

“Flm kolegëve që e gdhinë për të pastruar ndërtesën e Gherardo Bosio pas ekskursionit të dhunës e teksa pasardhësit e tij italianë janë në Tiranë, të dhunosh kryeministrinë me banerin “Mbro Tallashin” është një hipokrizi epike! Ndaj në 30 Qershor, referendum edhe për këtë”, shkruan Veliaj. /Tiranapost.al/