• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Veliaj publikon projektin e rrethrrotullimit te sheshi “Shqiponja”: Nisim një shekull të ri modernizimi për 100 vitet e ardhshme


    Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë!👷‍♂️🚧Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! #Tirana100 #UnazaeRe

    Publiée par Erion Veliaj sur Jeudi 14 novembre 2019

    Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve sikurse është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja”.

    Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook, projektin  se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”, duke zgjidhur njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve për të gjithë automjetet që vijnë nga jugu dhe veriu.

    “Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! #Tirana100 #UnazaeRe”, shkruan Veliaj krahas videos./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post