Showbiz

Veliaj poston në Instagram foton e fëmijës më të famshëm për 2019 në ditën e parë të shkollës

Veliaj poston në Instagram foton e fëmijës më të

Kanë qënë dy arsye ose siç thotë populli “me një gur vret dy zogj”, edhe me shtëpi të re edhe me shkollë të re, ky është viti i Xheisonit të “Piter Pan”.

Djalin nga Myshqetaja, që shpesh e quanim “taramele”, i cili bëri për vete audiencën me mënyrën e të shprehurit dhe dashurinë  e tij, sot u ulë për herë të parë në bankat e shkollës.

“Suksese për klasën e parë Xheison! Pas shtëpisë së re, miku ynë i vogël Xheison Bafti nisi mësimet dhe në shkollën më të rinovuar fare pranë, ‘Mihal Grameno’, për rastësi dhe lagjja ku jam rritur unë! Na bëj krenar tani ‘talamele’”, shkroi kryebashkiaku Erion Veliaj në postimin e Instagramit.

https://www.instagram.com/p/B2eWGntBGNF/

Në maj programacioni me ndihmën e shumë biznesmenëve, donatorëve dhe Bashkisë së Tiranës, i dhuroi një shtëpi në Tiranë, pasi Xheison jetonte në fshat dhe ëndërrontë të vinte në kryeqytet./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-me-duket-si-enderr-me-lot-ne-sy-xheison-hyn-ne-shtepine-e-re-ne-tirane/