• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi My Tirana Ngjarje Të gjitha

    Veliaj: Mbajtëm fjalën, buxheti i 2017-s rritje me 10%. Më shumë investime për qytetarët


    Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin urban e një blloku tjetër pallatesh në zonën e Selitës, çka do të përmirësojë jetesën e mijërave banorëve që jetojnë aty. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko dhe administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kila. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim është një premtim i mbajtur, duke theksuar se nuk ka mënyrë më të mirë për të uruar Vitin e Ri për banorët e zonës se sa me një investim të ri, i cili ka 30 vite që pritej nga qytetarët.
    “Ky është një prej 100 kantiereve të Tiranës. Ne e mbajmë fjalën! Ky është blloku i 50-të i banimit që po fillojmë këtë vit dhe që do të mbarojë patjetër vitin tjetër. Dua të garantoj të gjithë qytetarët që do të maksimizojmë buxhetin e Bashkisë së Tiranës edhe këtë vit. Në 2016-ën kemi pasur realisht buxhetin më të madh ndonjëherë të Bashkisë së Tiranës, por ai i vitit tjetër është akoma edhe më i madh”, tha ai. Veliaj u shpreh se buxheti i vitit 2017 do të shënojë një rritje me 10%, që përkthehet në më shumë investime për qytetarët. Ai tha se falë investimeve që po realizohen, kësaj zone do t’i rritet edhe vlera e pronës.
    “Parashikimi ynë është që kjo zonë të jetë një zonë totalisht urbane në të ardhmen. Një pjesë e urbanizimit ka ardhur me rrugën dhe autostradën që kalon këtu, e sigurisht edhe me ndërtimet e reja. Tirana është një qytet që rritet dhe e vetmja mënyrë se si mund t’i paraprijmë këtyre prurjeve demografike, është që të mendojmë që tani për infrastrukturën, që teksa Tirana vazhdon e rritet, të kemi të gjithë infrastrukturën e nevojshme, siç është kjo rrugë, kanalizmet e ujrave të bardha, të ujrave të zeza, ndriçimi”, tha Veliaj.
    Kryebashkiaku theksoi se Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë buxhetin në ditët e fundit të dhjetorit, si dhe do të dikutojë edhe Planin e ri Urbanistik. “Të dyja janë lajme të mira; buxheti është 10% më i madh, ndërkohë që nuk do të rrisim asnjë taksë, as për biznesin, as për familjet. Parimi është që të menaxhojmë qytetin si një amvisë, ku të gjitha qindarkat shfrytëzohen për të bërë maksimumin me mundësitë që kemi. Mezi pres që Këshilli Bashkiak të miratojë buxhetin e ri, e sigurisht edhe Planin e ri Urbanistik që i hap rrugë zhvillimit, urbanizimit dhe sistemimit të të gjithë nevojave që ka pasur zona në këto vite”, theksoi Veliaj.
    Deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se ky investim ishte i paimagjinueshëm më parë, ndërsa falë punës së Bashkisë së Tiranës, e gjithë kjo zonë i bashkohet kryeqytetit, duke shënuar edhe një tjetër premtim të mbajtur. “Mendoj se ky është një investim, i cili për të gjithë banorët e zonës është në kufijtë ëndrrës dhe një pjesë nuk e besonin deri në momentin që filloi. Bashkë me pjesën tjetër të Selitës, mund të thuhet që përfundimisht e gjitha kjo zonë po i bashkohet kryeqytetit. Po ndodh ajo që është thënë gjatë fushatës elektorale: që kjo pjesë, e cila konsiderohej disa qindra metra larg qendrës së Tiranës, sot do të bëhet dhe po bëhet një nga pjesët më moderne të infrastrukturës së Tiranës”, tha Majko.
    Rikualifikimi urban i këtij blloku përfshin rikonstruksionin e rrugëve të bllokut të kufizuar nga Rr. “Hamdi Pepa”, Rr. “Ilia Dilo Sheperi”, Rr. “Visarion Xhuvani”, Rr. “Leka i Madh”, duke përfshirë një sipërfaqe prej 21,2 ha. Ndërhyrja parashikon asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja, pajisjen me ndriçim, gjelbërim dhe ndërtimin e punimeve rrethuese, duke e shndërruar totalisht si zonë, çka pritet të përmirësojë jo vetëm jetesën e banorëve të kësaj zone, por edhe të rrisë vlerën e pronës.

    veliaj-inspekton-nisjen-e-punimeve-ne-bllokun-e-pallateve-selite-1 veliaj-inspekton-nisjen-e-punimeve-ne-bllokun-e-pallateve-selite-6