Qyteti

Veliaj kërkon zbatimin e Vettingut: Korrupsioni në gjykata i ka bllokuar 40 projekte bashkisë

Veliaj kërkon zbatimin e Vettingut: Korrupsioni në gjykata i ka

Veliaj kërkon që proVettingu të bëhet sa më shpejt, duke ngritur shqetësimin se Bashkisë së Tiranës i janë bllokuar 40 projekte, vetëm për shkak të korrupsionit në Gjykata. Kryebashkiaku theksoi se shpesh herë puna e Bashkisë pengohet nga vendimet e gjykatave.

“Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen”, tha kreu i bashkisë.

Reforma në Drejtësi, sipas Veliaj ëshë shumë e rëndësishme edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila shpeshherë bie pre e korrupsionit të gjykatave.

“Bashkia nuk mund të korruptojë gjyqtarët, nuk mund të doroviti këdo që jep urdhra dhe masa bllokimi. Ndaj, u bëj apel të gjithë qytetarëve që ta mbështesim reformën në drejtësi, të mbështesim vettingun, të mbështesim një sistem ku një gjyqtar nuk hap ankandin se kush ofron më shumë për të dhënë një masë bllokimi. Kemi disa kantiere në Tiranë ku kemi ecur jashtëzakonisht shpejt, por imagjino sa shpejt mund të ecnim nëse nuk do të kishim këto vonesa, të cilat na çojnë në seanca pa fund gjyqesh dhe kur vjen puna, zbulon që një i fortë, një njeri që nuk pranon të bashkëpunojë me bashkinë për të liruar një hapësirë të zaptuar që e ka marrë me të pa drejtë, vetëm për faktin se ka fuqi blerëse te një gjyqtar, bllokon punën e bashkisë për muaj të tërë. Imagjinoni sa shpejt mund të kishin ecur punët në Tiranë nëse do të kishim një sistem gjyqësor korrekt”, tha Veliaj./ Copyright Tiranapost.al