• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish-deputeten e PD, Albana Vokshi


    Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dënuar sot ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Vokshi e ka sulmuar shpesh Veliajn, në rastin më të fundit, me datë 1 shtator të këtij viti, Albana Vokshi nga selia e PD-së, tha se Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, se 80% e kryeqytetit është ujë të pijshëm. Gjithashtu Vokshi ka shkuar më tej duke thënë se fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë për investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe kryebashkiakut.

    Por konkretisht dënimi për shpifje në këtë rast vjen pasi Vokshi akuzoi duke thënë se Veliaj në shkelje të ligjit, kishte mbledhur të dhëna personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

    Vendimi  që e shpalli fajtor Vokshin u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

    Veliaj e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish deputetja demokrate kishte bere nga selia e PD. Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj fitoi gjyqin edhe ndaj ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja, i cili u denua për shpifje. Lekët e dëmshpërblimit prej 1 milion lekësh Veliaj i dhuroi për pajisjen me kompjutera të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamzë.

    Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore./ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]