• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Veliaj: Arsimi, bileta më e mirë për të dalë nga varfëria


    “Investimi tek arsimi është bileta më e mirë për të dalë nga varfëria”, kështu thotë kryebashkiaku Erion Veliaj sot në Ditën Ndërkombëtare kundër varfërisë.

    Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Botërore zhvilluan një orë leksioni të hapur me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” në zonën e Bregut të Lumit.

    “Sa më shumë djem e vajza të arsimuar të kemi në qytetin e Tiranës, aq më të lehtë do ta kemi për të mundur varfërinë dhe për të pasur punë më të mira dhe sigurisht një të ardhur më të ndritur për të gjithë fëmijët tanë”, tha Veliaj.

    Më tej ai premtoi se do të vijojë mbështetjen e të rinjve përmes bursave apo ofrimit të edukimit profesional për marrjen e një zanati.

    Disa nga lehtësirat që Bashkia e Tiranës ofron për shtresat në nevojë janë:

    Çdo muaj trajtohen me pako ushqimore familjet të cilat e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimet bazë në tryezat e tyre. Bonus qiraje për familjet që nuk kanë një strehë të tyre.

    Nëpërmjet politikave të punësimit, janë krijuar alternativa punësimi për çdonjërin të aftë për të punuar, ndërsa është siguruar mbrojtje për të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës dhe urisë. Nëpërmjet qendrave të saj sociale, Bashkia mundëson një për gjithë ata që nuk e sigurojnë dot./ E.D/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]