Aktualitet

Veçanërisht në ditët e diela- Erik Stinus

Veçanërisht në ditët e diela,

nuk mund ta di ç’gjëje t’i besoj.

Vërtet vallë

veçse për trungun e tij tregon deti interes,

për midhjet e zeza-mavi,

nënat e tejdukshme të detit;

nuk ka interes vallë

për vezët e kthyera në zogëza

krahëlakuriqe, ende të pambuluara me qime?

Nuk shikon deti,

nuk arrin vallë të kuptojë ndryshimet?

Ej, gazeta e rëndë me atë barrë,

nuk është vallë një pemë e përdorur për keq,

e gjallë qoftë, më këmbë qoftë ajo pemë,

e nuk tregon vallë më shumë gjëra mbi erërat,

mbi insektet, mbi ne?

Eej, ato kambana, ato kambana kishe

ç’ndjenja zgjojnë te perëndia?

E bën vallë të lumtur perëndinë tingulli i kambanave,

Europa në kohën e pushtimeve,

e detyruar të fshihte ngjyrën e saj;

një regresist i pashpirt,

edhe pse i dashuruar pas tyre,

sikur të fillonte t’i vidhte kambanat?