Histori Personale

Veç një herë e takoi, por kjo grua nuk po e lë rehat milionerin. I shkruan 159 mijë sms dhe...

Veç një herë e takoi, por kjo grua nuk po e lë rehat

Ka dhe histori të tilla si kjo make up artist tepër fanatike e cila doli në një takim me një biznesmen të pasur dhe pasi ai nuk i shkruajti dhe as e kërkoi më, e bombardoi me plot 159 mijë mesazhe ku edhe e kërcënonte se do ia bëjë veshkat si sushi. The Mirror tregon historinë se Jacquelines Ades, 33 vjeç për të cilën thuhet se arriti deri aty sa i hyri në shtëpi dhe bëri një dush të ngrohtë sikur të ishte në shtëpinë e saj, e ndërkohë që milioneri ishte jashtë. Sipas medias britanike, Ades dhe milioneri patën vetëm një takim mes tyre, pasi u njohën në një aplikacion online, por pas takimit ai i tha se nuk do dilnin më.

Kohët kaluan dhe Ades u fiksua duke i dërguar pafund mesazhe, me raste 500 mesazhe në ditë. Ai sigurisht është ankuar tek autoritetet, dhe thotë se është detyruar të përgjigjet në disa raste. Në mesazhe ajo i shkruante: Të dua shumë, kur do takohemi, por edhe mesazhe si: Do të vras.

Ju do thoni: Po pse nuk ndërron numrin, epo është e vështirë që një milioner dhe themelues i një kompanie të ndryshojë shpesh numrat. Ai i ka bërë block por ajo i ka shkuar edhe në shtëpi. Ades u arrestua përfundimisht me 8 prill brenda apartamentit të biznesmenit në Paradise Valley, Arizona, ndërkohë që në makinën e saj u gjetën thika. Ades nga ana tjetër mohon ta ketë kërcënuar, sipas New York Post. Kështu që kujdes se ç’bën kur je Online, nuk i dihet me kë mund të ngatërrohesh!/ Artikulli marrë nga The Mirror/ Për Tiranapost.al. E.B