• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha TIP top

    Vdisni për Tartufin? Jua them unë ku ta blini në Tiranë


    Në fundjavë të gjithë i lejojmë vetes që të çlirohemi nga rregullat e dietës së javës (nëse jeni në dietë) dhe mendojmë se çfarë surprize mund t’i bëjmë nepsit tonë të dashur.

    pjata anjeza

    Tartufi është një lloj kërpudhe që njihet në masë tani edhe në Shqipëri. Jo rastësisht quhet “Thesari i pyjeve” për shkak të vlerave që kjo kërpudhë merr nga nëntoka.

    Tartufi merr më të mirën e pemëve, si Lisit, Shelgut të egër dhe Pishës. Tartufi është i shtrenjtë por nuk është diçka që ne mund ta konsumojmë çdo ditë fundja.

    pjata anjeza 2
    Para disa ditësh mësova se në Tiranë ishte hapur një dyqan që kishte të gjithë llojet e Tartufit. Tani shumë prej jush e dinë që ka Tartfu të zi dhe të bardhë dhe unë po si ju mendoja që mund të limitoheshim në kaq dije rreth Tartufit me atë aromën fantastike që ne shpesh e vendosim në pjata makaronash apo rizoto.

    pjata anjeza 3

    Kur të shkoni në “Tartuf Shop” do mësoni se paska shumë më shumë fantazi sesa informacioni që keni patur deri tani dhe nëse e pëlqeni shumë fare atë, atëherë bëhuni gati për guidën fantazi të      Tartufit:
    -Djath me tarfuf
    -Krem djathi Parmigiano ose Pecorino me tartuf
    – Vaj me tartuf (i zi ose i bardhë)
    -Açeto tartufi
    – Kripë me tartuf
    -Salcë domatesh pikante me tartuf
    -Majonezë me tartuf
    -Mustardë me tartuf
    -Mjaltë Acacia me tartuf
    -Patatina me tartuf
    -Polenta me tartuf
    -Makarona dhe oriz me tartuf

    Kaq shumë artikuj me tartuf sa vetëm dëshirë të keni. Nuk mbaron me kaq, pasi ju keni gjithmonë mundësi që në “Tartuf Shop”, ta gjeni atë të freskët kokërr dhe ta përdorni sipas shijes tuaj, mjafton edhe mbi vezën e skuqur në mëngjes. Dyqanin e gjeni tek Rruga Sami Frashëri, dyqani nr 9, pranë ish shkollës “11 Janari”

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post