• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha TIP top

    Vdes për modën dhe kërkon një profesion? Trokit këtu


    Sapo parkon makinën në majë të kodrës në rrugicën që nis tek kopshti botanik dhe sheh pamjen përpara syve i thua vetes “Nuk jam në Tiranë këtu”. Gjithçka duket aq bukur, mes ullishteve, gjelbërimit dhe largësisë që fsheh pjesët më të këqija dhe nxjerr më të bukurën e qytetit. E njëjta ndjesi të shoqëron dhe në hapësirën brenda asaj që ke menduar që do ishte thjesht një atelie mode e quajtur  “Tier”. Ambiente të tilla të stërmëdha dhe në stil industrial mund t’i kesh parë në kompanitë e mëdha jashtë Shqipërisë dhe në nëpër filma. Por ja që Tier, që deri tani mund ta kesh njohur për veshjet e veçanta të shumë vajzave të njohura, i bëka punët madhështore! Sepse tashmë nuk është atelieja e thjeshtë, vendi ku mund të porositësh apo të blesh një veshje unike për ty. Është dhe një shkollë mode, ku mund të mësosh nga fillimi një zanat i ri.

    Eshtë viti i dytë që “Tier Classes”, do të presë studentë. Rolanda Balla, drejtuesja e ateliesë që tashmë është zhvilluar në një shkollë të vërtetë për stilistët apo rrobaqepësit e rinj, e ka pasur të qartë sa të madh do ta hedhë hapin e radhës qëkur u zhvendos në ambientet e reja dhe markës së saj “Tier”, që u bë në shumë pak kohë e dashur për të gjithë i shtoi edhe fjalën “classes” nga pas. Gjithë njohuritë dhe praktikën e saj, së bashku me atë të pedagogëve të kësaj shkolle, ajo ua jep brezave të rinj të stilistëve apo rrobaqepësve, që mund të mësojnë një profesion e të ecin përpara sipas ambicieve të tyre. Por që mund të gjejnë një punësim të sigurt edhe brenda shtëpisë së “Tier”.

     

    Tier Class u krijua para një viti dhe ndërsa studentët e rinj po regjistrohen, grupi i parë është tashmë në përfundim të klasave. “Misioni ynë kryesor është t’u japim mundësi të apasionuarve për fashion design që të marrin një frymë të re mode”, thotë Rolanda.

    Klasat strukturohen në bazë të një programi mësimor, që ndahet në katër klasa të ndryshme që janë: modelizmi, skicimi (design), teksti, histori arti. Të gjitha klasat realizohen nga pedagogë të kualifikuar. Këtë vit programit mësimor do t’i shtohen orët kompjuterike, ku do mësohet më shumë për programet që përdoren në fashion-design si adobe, cad cam, etj. Me fillimin e këtij viti të ri mësimor, Tier ka menduar të çelë dhe një “Tier museum”, që do i japë mundësinë të gjithë të talentuarve të bëjnë një ekspozitë mode, në mënyrë që ta shohin punën e tyre përtej një profesioni, por siç është në të vërtetë: art.

     

     

    Dhe meqë Tier nuk kënaqet asnjëherë me hapat e vegjël, e po projekton që në fillim ëndrra të mëdha, planet për të ardhmen janë shumë konkrete: një Akademi 3- vjeçare, në bashkëpunim me akademitë italiane, për t’i ofruar studentëve një diplomë të mirëfilltë, apo dhe një exchange year. Këto gjëra janë shumë afër finalizimit. Jo më kot i është dashur ajo hapësirë në pjesën më të gjelbëruar të Tiranës.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post