• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Vdiq një orë pas lindjes 25-vjeçarja, arrestohen dy mjekët


    Arrestohen dy mjekët që u përfshinë në lindjen e 25-vjeçares në Maternitetin e Elbasanit, e cila ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

    Policia e Elbasanit njoftoi se kardiologu Mehmet Ivaj dhe reanimatori Nikollaq Thano përfunduan në pranga.

    25-vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë një orë pas lindjes dhe familjarët akuzuan mjekët për pakujdesi.

    Ndërkohë Spitali i Elbasanit përmes një deklarate për mediat, pretendoi se e reja pësoi komplikacione dhe se mjekët bënë shërbimin e tyre në nivel maksimal.

    Nga ana tjetër sipas familjarëve ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar. Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kishin nisur dhimbjet, por u fut në operacion 3 orë me vonesë. Për të zbardhur shkakun e vdekjes priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore./ Tiranapost.al

    Vdekja e 25 vjeçares pasi lindi foshnjën, reagon spitali i Elbasanit pas akuzave për pakujdesi