• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Vdes nga sëmundja e rëndë gazetarja italiane, të gjithë personazhet postojnë për Nadian


    Ishte vetëm 40 vjeç dhe vuante nga kanceri. Prezantuesja e programit të njohur italian “Le Iene”, Nadia Toffa, është ndarë nga jeta dhe lajmin e ka dhënë stafi i emisionit, të cilët u shprehën se tani asgjë nuk do jetë më si më parë.

    Nadia kishte folur në ekran për sëmundjen e saj, të zbuluar në fund të vitit 2017, në Instagram dhe Facebook.

    Por në muajt e fundit terapia ishte bërë më e rëndë dhe prezantuesja, e cila ishte rikthyer në televizion për disa muaj, duhej të hiqte dorë nga menaxhimi i disa episodeve të programit të Italia 1.

    Që atëherë kishte braktisur gjithçka. Luftoi deri në fund por nuk ia doli dot.

    Për lajmin e rëndë të ndarjes së saj nga jeta, reaguan artistë dhe personazhe të njohur të ekranit italian./ Tiranapost.al

    *Shfleto galerinë