• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë My Albania Ngjarje Të gjitha

    Vdes në rrethana misterioze një 22-vjeçar


    Nga të dhënat e parë bëhet e ditur se në afërsi të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Dyshohet për vetvrasje

    Një 22-vjeçar është gjendur i vdekur në në Maliq të Korçës. Personi ka humbur jetën me armë zjarri, por rrethanat e vdekjes janë të paqarta, pasi ka shumë dyshime për dinamikën e ngjarjes. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orët e parë të mëngjesit, në fshatin Vreshtas, Maliq, ku 22-vjeçari me iniciale R.B është gjetur i pajetë.

    Nga të dhënat e parë bëhet e ditur se në afërsi të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Nga kryerja e këqyrjes së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 22-vjeçari mund të jetë vetëvrarë. Policia ka ngritur grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.