• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Vdes masazhieri që akuzoi për ngacmim seksual aktorin Kevin Spacey


    Masazhieri anonim, që tregoi përmes një mesazh se ishte ngacmuar seksualisht nga  aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey, ka ndërruar jetë. Njoftimi është paraqitur në gjykatë nga avokatët e aktorit.

    Personi të cilit mediat i referoheshin me pseudonimin “John Doe”, ngriti në shtator të 2018-s akuzën se ishte detyruar prej aktorit që t’i prekte organin gjenital gjatë kohës që i bënte masazh dy vite më parë, në shtëpinë e tij në Malibu. Spacey u akuzua se i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe kjo akuzë i kushtoi rolin te seriali më i ndjekur, “House of Cards”.

    Në maj, një gjykatës në Kaliforni lejoi vazhdimin e çështjes pavarësisht kundërshtimit të Spacey-t se identiteti i paditësit po mbrohej. Lajmet për vdekjen e masazhierit vijnë vetëm një muaj pasi palët vendosën të procedonin me padinë dhe ishin në pritje të gjyqit.

    Çështja “John Doe” ishte më potencialja për të shkuar deri në fund, pasi një 18-vjeçar i tërhoqi akuzat.

    Aktori është akuzuar për ngacmime të tilla seksuale nga më shumë se 30 meshkuj. Akuza e parë ndaj tij erdhi nga aktori Anthony Rapp, në nëntor të vitit 2017, i cili sqaroi se aktori e ka ngacmuar në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa Spacey 26. Kevin Spacey mbetet një prej aktorëve më të vlerësuar në Hollywood, me dy Oscar, një prej të cilëve në kategorinë “Aktori më i Mirë” në vitin 2000 për filmin “American Beauty”./ Burimie Daily Mail/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]