Sociale

Vdekjet nga aksidentet rrugore, Shqipëria e gjashta në Europë

Vdekjet nga aksidentet rrugore, Shqipëria e gjashta në Europë

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria renditet ndër vendet me rrugët më të pasigurta në Europë. Në Shqipëri humbasin jetën 13,6 persona për 100 mijë banorë, normë kjo që e rendit vendin tonë të gjashtin në Europë pas Rusisë, Armenisë, Bosnjes, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

OBSH thotë se Europa mbetet rajoni më i sigurt në raport me pjesën tjetër të botës për sa i përket aksidenteve rrugore. Në raport shkruhet se pasuria e një shteti luan një rol kyç, pasi në vendet me të ardhura mesatare një person ka tre herë më shumë mundësi të humbasë jetën se sa në vendet me të ardhura të larta.

Kjo lidhet me infrastrukturën e rrugëve, ligjet e dobëta të qarkullimit por edhe cilësinë e automjeteve. Rrugët më të sigurta janë ato të Zvicrës dhe të Norvegjisë./Tiranapost.al