• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vdekja e punëtorëve nga skela, Braçe: Për Ergysin, Orjanin, borxhin dhe pallatin tim


    Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për dy punëtorët që humbën jetën nga shembja e skelës në Tiranë. Përmes një postimi në Instagram ai thotë se ka reaguar pas 48 orësh, pasi ka dashur të respektojë dhimbjen e familjarëve të atyrë që humbën jetën.

    Shkrimi i plotë i Erion Braçes

    PER ERGYSIN, ORJANIN,

    PUNETORET, BORXHIN TIM!

    POR EDHE PER “PALLATIN TIM”,

    ATE QE VRAU TE RINJ PRINDER,

    ATE QE VODHI SA MUNDI,

    ATE QE VRET GRA DHE ATE TJETRIN QE

    KA VJEDHUR QE KULISH!

    TE VERTETAT!

    Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra,

    te dy te rinj e punetore,

    u percollen sot per ne banesen e fundit!

    Lutem qe te gjejne paqe;

    Djem te mire nga ata qe,

    mendojne per familjet, prinderit,

    vellezer e motra te tjere,

    djem te mire qe duan te ndertojne

    nje te ardhme te drejte e te ndershme

    per vete e familjet e tyre,

    nuk gjejne paqe por kerkojne e gjejne pune,

    si ata!

    Gjithcka e tyre kaloi nga puna,

    mjeti me i drejte e i ndershem per te qene ne paqe me cdo gje, edhe veten!

    Ata nuk thane “JO”,

    pranuan e bene punen me te veshtire,

    fizike e ne lartesi!

    Puna eshte nje e drejte,

    duhet te jete e sigurt per

    shendetin, jeten;

    e paguar drejt per te shperblyer

    mundin e djersen e secilit!

    PO! NE KETE KUPTIM,

    UNE KAM PERGJEGJESI!

    PER CDO QYTETAR NE KETE VEND!

    Eshte nje beteje qe duhet bere,

    cdo dite-madje cdo ore pune te saj,

    pa e humbur asnje minute vemendjen,

    ne pallatin ku une banoj apo

    ne cilindo kantier ku punohet,

    ku ka vjaza gra e djem burra

    (prej punes te tille),

    qe punojne!

    KY ESHTE BORXHI QE JU KAM

    ERGYSIT DHE ORJANIT,

    CDO PUNETORI NE KETE VEND!

    Karrigia as qe ka rendesi fare ketu,

    as e kam pasur, as e kam kerkuar,

    as me mban e as e mbaj;

    si perhere e mendova per pune,

    e kam pare dhe e shoh si pune!

    Tani,

    me shume perulesi ndaj familjareve te Ergysit dhe Orjanit,

    pasi heshta 48 ore ne respekt te

    dhimbjes se pashembullt te tyre,

    durova po aq akuzat e

    nje krimineli barbar qe

    ka pushkatuar te rinj prinder dhe,

    nje tjetri, hajdut ordiner te cilin nuk e lene te udhetoje ne SHBA,

    te dy politiqene keta,

    nje vrasesi barbar grash dhe,

    nje hajduti ordiner turistesh,

    njeri pronar medie e tjetri

    pronar i nje shoqate qe jepet me leke

    tek i paligjshmi i pare qe do te luftoje si i paligjshem qeverine apo konkurentin,

    dua te them ca te verteta;

    E para, une nuk kam pallat, as vile;

    as kam patur e as kam ndertuar apo

    blere nje te tille, fare;

    sic kam thene,

    prej 18 vitesh kam nje apartament 89 m2,

    blere me kredi qe vijoj ta paguaj.

    E dyta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo, nuk i kam kerkuar qofte edhe nje here te vetme, si favor te padrejte e te paligjshem, kryetarit te bashkise apo cilitdo

    prane e nen te,

    te investoje ne pallatin ku une banoj.

    E treta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo,

    nuk kam perzgjedhur e kontraktuar

    as personin fizik “Xhimi” e

    as kompanine “Syla”,

    per te kryer punime ne pallatin ku une banoj,

    edhe pse kontrata eshte per investimin,

    ligji per sigurine ne pune!

    (Te ndara shume qarte keto)

    E katerta, ne cilesine e zevendeskryeministrit,

    po edhe te deputetit gjithashtu,

    nuk kam perdorur kurre mandatin, zyren,

    pushtetin e tyre,

    per shtepine time;

    sic e keni pare, po te ishte ndryshe,

    gjithe cpo ndodh aty fare prane me kantiere te reja pallatesh, do ishte ndalur.

    E pesta, ne cilesine e zevendeskryeministrit,

    ne mandatin dhe detyrat e percaktuara,

    nuk e kam patur e as e kam,

    kontrollin e sigurimit teknik ne pune;

    per shkak te profilit nuk e njoh kete fushe specifike teknike, sic shume xhanem,

    por qe flasin e flasin per nje jelek,

    nje kokore e kaq;

    Kur eshte shume shume me teper se kaq patjeter.

    Po ndalem pak ketu;

    Po si ka mundesi qe cdonjeri nga ju,

    ne politike-departamentin e baltes e zhulit,

    ne mediat private e politike te ketij departamenti,

    paguar me leke te grabitura apo

    mbledhura nga klientela e sterfavorizuar gjithehere,

    NUK LEXUAT NJE HERE TE VETME LIGJIN VEPRUES TE FUSHES,

    KETE HERE LIGJIN E AKTET QE E SHOQEROJNE E QE

    RREGULLOJNE SIGURINE NE PUNE?

    Keni hall se ju zene germat apo se,

    ato germa ju ngrijne balten e zhulin ne shtepine tuaj?

    Ky ligj dhe aktet respektive,

    ngarkojne fund e krye me sigurine ne pune,

    kompanine, punedhenesin,

    personin juridik e fizik;

    Nje mori me detyre te qarta,

    rregulla te detajuara qe duhen zbatuar perdite-sa here nis e kryehet puna,

    i ngarkohen kompanise, punedhenesit!

    E thote liiiiiiigjiiiiiiii,

    ai cakton pergjegjesit e pergjegjesite!

    E gjashta, pooo ne cilesine e zevendeskryeministrit,

    brenda detyres se dhene per

    te rritur efektivitetin ne funksionimin e

    disa agjencive publike,

    kam 5 muaj qe i kerkoj Inspektoriatit Shteteror te Punes, te rrise kontrollet,

    ti largoje nga byrektoret e qoftoret,

    ti perqendroje tek sipermarrjet dhe

    kantieret me risk te larte, te dukshem;

    5 here, cdo muaj nga marrja e detyres

    ka qene keshtu;

    5 here, cdo muaj nga marrja e detyres i kam kontrolluar ne rajone,

    s’i kam gjetur ne pune, i kam pushuar

    (nje pis i denocoi si raprezalje mbi Lsi e Pd);

    5 here, cdo muaj nga marrja e detyres kam marre raporte prej tyre,

    i kam refuzuar si te pamjaftueshem e

    te pavlefshem,

    madje te padobishem!

    E dhena e bere publike,

    7 kontrolle ne kompanine “Syla”

    ne harkun e 16 muajve

    (rezultuar me shkelje e detyra per tu kryer,

    ngjarje tragjike te ndodhur me pas)

    por prej nje muaji zero kontroll ne nje kantier me risk te larte si ky,

    per me keq dy minuta larg nga zyrat e tyre,

    deshmon se puna nuk eshte bere sa e si duhet dhe i ngarkon me nje pergjegjesi shume te rende,

    si kompanite ku sipas ligjit nis e duhet te garantojne sigurine ne pune,

    si agjencine qe sipas ligjit duhet te kontrollojne-vetem te kontrolloje, permbushjen e detyrimeve ligjore per sigurine ne pune.

    NDAJ DREJTESIA DUHET TE HETOJE E GJYKOJE DERI NE FUND,

    DREJT E SIPAS PERGJEGJESISE SECILIN!

    E shtata, te peste punetoret e perfshire ne ngjarjen tragjike,

    ishin te deklaruar ne tatime e te siguruar:

    Punemarresit e “Syla”;

    Altin Marku me nr ID: I30302011Ë

    Eugidius Lika me nr ID: I41121054F

    Orjan Kodra me nr ID: I30326220P

    Behar Sadrija me nr ID: H90404104R,

    JANE PUNESUAR TEK “SYLA” DHE,

    JANE DEKLARUAR NE QERSHOR 2019

    NE TATIME;

    Punemarresit e person fizik “Xhimi”;

    Ergys Brahimi me nr ID: I81127056J,

    PUNESUAR NE DATE 19/07/2019 DHE I DEKLARUAR NE TATIME NE KORRIK 2019

    Genc Bardhi me nr ID: J00421088Q,

    KA FILLUAR PUNE NE DATE 1 GUSHT 2019

    DHE SIPAS LIGJIT DEKLAROHET NE LISTEPAGESEN E MUAJIT GUSHT NE TATIME.

    E teta,

    une nuk kam vrare kurre njeri,

    as me urdher, as me duar ne makine,

    as me pushke shteti ne rruge te madhe,

    as medemek duke bere detyren,

    as duke e shperdoruar kriminalisht detyren;

    une nuk kam vjedhur kurre njeri,

    as shtetin, buxhetin e tij,

    as medemek duke bere detyren por

    per shtepine, portofolin personal,

    te kusherinjve, miqve e klienteve gjithfaresh,

    as duke shperdoruar kriminalisht detyren ne fushen e pergjegjesise,

    nga ilacet deri tek te burgosurit;

    Ndaj shtepine time ja tregoj kujtdo,

    nuk ja fsheh kujt;

    Ndaj e dine te gjithe;

    Ndaj e bejne pallat dhe ndaj pallatin e

    cdo gje qe ndodh me e ne te,

    e lidhin me mua jo me nja 240 banore te tjere si une aty!

    Kane 26 vite qe perpiqen,

    rropaten e gjejne zero gje per mua!

    Kane 10 vite qysh nga krimi masiv i Gerdecit,

    vrasja barbare prej korrupsionit e trafikut,

    ku ishte deri ne fyt Qeveria biologjike qe,

    duan te sajojne nje te ngjashem,

    si krim e si qeverises te perfshire!

    Mos u lodhni kot,

    ne nuk jemi ju, une jo e jo si Ti,

    as si Ty tjetri!

    Jo prej pushtetit,

    as prej drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar,

    per mua nuk ka asnje precedent, zero,

    as ndalim, as hetim, as gjykim e as denim;

    Por fiks prej pushtetit,

    drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar,

    per ty, per ty tjetrin, edhe per ty tjetrin,

    ka precedente pa fund, ka hetim,

    por ende jo gjykim e denim,

    edhe pse krimet mbi jeten e pronen jane te perbindeshme,

    individuale, me emrat, firmat e vulat tuaja! /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690