Lajme nga Bota

Vdekja e mistershme e gazetarit Khashoggi/ Kush tha se CIA ia vë gishtin Princit?

Vdekja e mistershme e gazetarit Khashoggi/ Kush tha se CIA ia vë gishtin

'CIA nuk ka dalë në përfundimin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi'. Këtë ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, referuar vrasjes së gazetarit më dy tetor brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë. Megjithatë, zyrtarë amerikane thonë se provat e deritanishme japin indicie se një plan i tillë mund të ketë pasur nevojën e aprovimit të princit Salman.

“Ata nuk e kanë të sigurt dhe nuk kanë arritur në këtë përfundim”, tha presidenti teksa u pyet nga gazetarët në Florida, rreth rpaortit të CIA-s për ngjarjen duke shtuar: "Ata kanë shumë dyshime mbi çdo skenar të mundshëm, por nuk kanë dalë në përfundime. Nuk e di nëse ndonjë mund të dalë e të thotë me prova se princi e ka urdhëruar vrasjen. Princi e mohon kategorikisht, edhe mbreti po ashtu”.

Komentet e tij vijnë pasi princi filloi turin e tij në Lindjen e Mesme, duke e filluar nga Emiratet e Bashkuara, dhe kujtojmë se është turi i tij i parë që kur Khashoggi u vra. Nuk dihet se si do trajtohet çështja në samitin e G20 që do mbahet në Buenos Aires në fund të këtij muaji, ku liderë nga Amerika, Turqia dhe Europa, sigurisht edhe princi do marrin pjesë.

Ndërkohë, Franca e ka bërë publike vendimin, ka njfotuar se do imponojë sanksione ndaj 18 shtetasve sauditët, të njëjtët të targetuar nga Amerika, Anglia dhe Gjermania, sigurisht lidhur më vrasjen e Khashoggit. Në listën e personave, nuk figuron vetë princi. Kujtojmë se CIA siguroi audion e dërguar nga autoritetet turke, dhe këto të fundit besojnë se princi ka lidhje./ Artikulli referuar The Guardian/ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Mohammed bin Salman shakes hands with Donald Trump in the White House

Presidenti Trump në takim me Princin Salman